4.1 C
Pristina
Sunday, December 22, 2024

Brnabiq kritikon Mogherinin për Kosovën: Ishte e një anshme

Rekomandime

Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, i ka thurur lavde ministrit të Jashtëm të Spanjës, Josep Borell, i cili për pak kohë do të marrë edhe pozitën e shefit të Politikës së Jashtme të BE-së në vend të italianes, Federica Mogherini, shkruan Gazeta Express.

- Advertisement -

Teksa e ka lavdëruar spanjollin Borell për pa anshmëri e përvojë në politikë, Brnabiq e ka cilësuar Mogherinin si të një anshme në dialog, pasi sipas saj, ajo vinte nga Italia, një shtet që e ka njohur Kosovën.

“Ai nuk do të jetë i një anshëm. Ai do të jetë objektiv dhe i ekuilibruar”, ka thënë Brnabiq për tv pink, trasnmeton Gazeta Express.

Sipas saj ata që e kanë njohur Kosovën mundtë konsiderohen si të një anshëm, duke e etiketuar Federica Mogherinin si të tillë, pasi që Italia e ka njohur Kosovën si shtet.

- Advertisement -

Për Brnabiq është lajm i mirë për Prishtinën dhe Beogradin ardhja e Borell në krye të politikës së Jashtme të BE-së, pasi që ai do të jetë neutral dhe i paanshëm.

Brnabiq ka treguar tutje se do të udhëtojë në shtator për në Berlin ku do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel.

- Advertisement -

Nuk dihet nëse do të diskutojnë për dialogun, Kosovë-Serbi, megjithatë Brnabiq ka thënë se do të jetë një vjeshtë e dimër i vështirë për Serbinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit