-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Brnabiq thotë që s’e njeh Kosovën, përmend edhe “PDK-në e Hashim Thaçit”

Rekomandime

Ana Brnabiq, mandatarja për përbërjen e qeverisë serbe, ka deklaruar se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.

“Ne sigurisht që nuk do ta njohim, por kemi opsione politike në këtë dhomë që thonë se duhet ta njohim. Ndoshta ata do të kenë shumicën si faktor, por unë nuk e besoj”, tha Brnabiq.

- Advertisement -

Brnabiq ka përmendur edhe “PDK-në e ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi”, teksa replikoi me një deputet të Kuvendit serb.

“Ne kemi një kuptim krejtësisht të ndryshëm për interesin kombëtar. Lëvizja juaj dhe ju personalisht keni votuar që PDK-ja e Hashim Thaçit të jetë pjesë e LIBSEEN (Rrjeti Liberal i Evropës Juglindore). Unë kurrë nuk do ta bëja këtë. Çfarë është liberale për nxjerrjen dhe shitjen e organeve njerëzore në tregu i zi?”, tha ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit