4.7 C
Pristina
Friday, December 20, 2024

Bunjaki: Çekia më e mirë se Kosova pavarësisht humbjes

Rekomandime

Përfaqësuesja e Kosovës ka regjistruar fitore të jashtëzakonshme në kuadër të eliminatoreve për Kampionatin Evropian “Euro 2020”.Në stadiumin “Fadil Vokrri”, “Dardanët” e kanë mposhtur Republikën e Çekisë me rezultat të ngushtë 2:1.Ndeshja në fjalë ishte një matës i mirë për zhvillimin e Përfaqësueses së Kosovës sipas ish-trajnerit Albert Bunjaki.“Kjo ndeshje ishte një matës i mirë i zhvillimit të Kosovës”, tha Bunjaki në “Arena Sportive”.“Vedat Muriqi është një lojtar fenomenal, ai do të bëhet njëri prej sulmuesve më të mirë shqiptar”, vlerësoi Bunjaki.

- Advertisement -

“Por mos të harrojmë të përmendim edhe Zenelin, Rashicën, Rrahmanin dhe Celinën. Konkurrenca është shtuar në skuadër, por ka ende vend për konkurrencë. Lojtarët dje kanë kaluar kapacitetin e tyre”, shtoi ai.“Pavarësisht fitores e them se Çekia është skuadër më e mirë se Kosova, kjo u pa në 20 minutat e parë”, përfundoi Bunjaki.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit