1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Burri zgjohet duke menduar se është viti 1999, s’e njeh gruan e as vajzën

Rekomandime

Duket si në filma, por kjo i ka ndodhur vërtetë një 36 vjeçari, i quajtur Daniel Porter.

Në korrik të vitit të kaluar, Daniel u zgjua pranë gruas së tij duke mos e pasur idenë se ku ishte ose kush ishte pranë tij.

- Advertisement -

Gruaja e tij Ruth, 37 vjeç, duhej ta bindte atë se ajo ishte bashkëshortja e tij dhe se ai nuk ishte rrëmbyer.

Çifti në Teksas kishte nevojë për ndihmën e prindërve të Danielit, pasi ai ende mund t’i mbante mend ata. Vajzën e tij Libby, megjithatë, në moshën 10 vjeç, ai nuk e kujtonte.

Reklamë

- Advertisement -

Daniel u zgjua duke besuar se ishte në vitin 1990 dhe duhej të ishte gati për shkollë për shkak të një gjendjeje të trurit. Në një çast, 20 vjet kujtime ishin zhdukur. Edhe pse tani ai është duke punuar për të rindërtuar kujtimet e tij, Daniel ende nuk ka asnjë kujtim midis 2000 dhe 2020 – përfshirë ditën e tij të dasmës dhe lindjen e Libby.

Ruth tha:”Ai u zgjua një mëngjes dhe thjesht nuk e kishte idenë kush isha apo ku ishte. Ai ishte shumë i hutuar. Mund të them që ai nuk e njihte dhomën. Ai mendoi se ishte ose i dehur dhe shkoi në shtëpi me një grua ose se ishte rrëmbyer. Unë mund ta shihja atë duke kërkuar një rrugë shpëtimi. Mendonte se ishte në vitet e 90-ta. Unë e ndihmova të vishej dhe ai mendoi se po e fusja në rrobat e burrit tim dhe burri im do të kthehej në shtëpi çdo minutë. Për fat, ne ishim në fermën e prindërve të tij që ata të mund të konfirmonin që unë isha gruaja e tij dhe ai i besoi ata, por ai nuk e kishte idenë se kishte një vajzë dhe kishte frikë nga qentë tanë. Ai u zemërua kur shikoi veten në pasqyrë. Ai po pyeste pse ishte plak dhe i shëndoshë”.

- Advertisement -

Pasi shkoi në spital, u zbulua se Daniel kishte vuajtur nga Amnesia globale kalimtare, e cila është një ndërprerje e papritur, e përkohshme e kujtesës afatshkurtër.

Çiftit iu tha që të prisnin për kthimin e kujtesës së tij brenda 24 orëve, megjithëse kjo nuk ndodhi.

Ai jo vetëm që humbi kujtimet për të dashurit e tij dhe momentet e mëdha të jetës, të tilla si takimi me Ruth në 2006, ai gjithashtu humbi të gjithë kujtesën e arsimimit të tij dhe u detyrua të ndërpresë punën si specialist i dëgjimit.

Ruth është përpjekur të kthejë kujtesën e Danielit, duke vozitur rreth lagjes së tij të vjetër dhe duke e prezantuar atë me miqtë me shpresën se ndodh diçka, transmeton Klankosova.tv.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit