-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Burrit në Skenderaj ia zënë miqtë derën, gruaja ankohet për vjehrrën: Dua të ndahem pas 10 vitesh, s’mund ta duroj

Rekomandime

Rastet e dhunës në familjet kosovare janë rritur me të madhe.

Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në fshatin Kosterc të Skenderajt, ku një burrë ka raportuar se është ballafaquar me miqtë e tij, të cilët i kanë shkuar të shtëpia, pas një mosmarrëveshje në familje.

- Advertisement -

Siç mëson Sinjali, Policia është njoftuar për të intervenuar dhe për të mos eskaluar situata më tutje. Pasi patrulla policore ka shoqëruar palët e përfshira në stacion policor, kanë dalë detaje të reja nga rasti.

Gruaja e ankuesit, gjatë intervistimit ka deklaruar se burri i saj po e përkrah nënën e tij të moshuar, e cila sipas saj e ofendon me fjalë të rënda. Kjo ka bërë që ajo ta njoftojë familjen e saj për të shkuar siç ka deklaruar ajo “në përkrahje të saj”.

Në dëshminë e saj të dhënë para hetuesve ajo po ashtu është shprehur se vjehrra e saj i shkakton dhunë psikike, prandaj ajo është shumë e shqetësuar dhe dëshiron të ndahet nga bashkëshorti pas 10 viteve martesë.

- Advertisement -

Sipas burimeve të Sinjalit, Prokurori është njoftuar për rastin dhe ka udhëzuar që të iniciohet si “dhunë në familje”, ndërsa gruaja bashkë me fëmijët e saj të dërgohet në strehimore./rajoni.org

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit