1.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buzhala e Haxhiu përplasen për Albin Kurtin dhe Edi Ramën

Rekomandime

Analistët Baton Haxhiu dhe Berat Buzhala janë përplasur në një debat në Shqipëri për Edi Ramën dhe Albin Kurtit.

- Advertisement -

Haxhiu ka thënë se Kurti s’mund të krahasohet me Ramën, ndërsa Buzhala thotë se Kurti e turpëron Ramën që, sipas tij, është kryeministër i një pakice.

Buzhala ka thënë në emisionin “Open” ka thënë se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, vazhdon të mos i njoh problemet dhe konfliktin që Kosova ka me Serbinë. Ai e ka quajtur Ramën naiv.

Ndërkaq analisti Baton Haxhiu thotë se Rama ka informata për secilin temë dhe nuk mund t’i thuhet atij se nuk e di problemin mes Kosovës e Serbisë, transmeton Express.

- Advertisement -

Haxhiu tutje thotë se Albin Kurti as nuk mund të krahasohet me Edi Ramën.

“Unë nuk e di asnjë moment të qeverisjes së Kurtit. Në momentin që ai i realizon të gjitha premtimet, unë do të jem njëriu i parë që do t’i përulem. Do të jem fansi numër 1 i z. Kurtit nëse ai i bën ato që i ka premtuar”

- Advertisement -

Ndërkaq Haxhiu i ka thënë Buzhalës se ka ndryshuar mendimin që ka pasur për Kurtin.

“Z. Rama unë besoj që ka ndryshuar për të keq, e z. Kurti ka ndryshuar për të mirë”, ka thënë Buzhala.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit