-0.1 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buzhala: Mos u tutni prej halabakave, Kushtetuesja e shpëtoi Kosovën nga Albini, Albulena, Xhelali

Rekomandime

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për të shpallur si anti-kushtuetues Ligjin për Këshillin Prokurorial të Kosovës, ka ngjallur shumë reagime.

- Advertisement -

Gazetari i njohur kosovar, Berat Buzhala ka thënë se ajo ishte tendence e hapur për të shkatërruar rendin juridik.

Sipas tij, nëse Gjykata nuk do të ndërmerrte masa Albin Kurti do të vendoste se kush duhet të arrestohet dhe kush duhet të qëndrojë në liri.

“Ky e kish rrenu pavaresine e institucioneve. I kish prishe vijat ndarese. S’kish pase mo pushtete te pavarura. Albini kish vendose kush me u arrestu, kush me qendru ne liri. Per me teper, permes frikes e kish qeverise vendin.”, ka shkruar Buzhala.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Gjykata Kushtetuese e ka shpallur antikushtetues ligjin per Keshillin Prokurorial te Kosoves, te hartuar nga qeveria e Kosoves.

- Advertisement -

Tendence e hapun me e shkaterru rendin tone juridik. Me e politizu prokurorine. Sipas projektit te qeverise, prokurore de facto ish bo Albulena, kurse de Jure Albini.

Ky e kish rrenu pavaresine e institucioneve. I kish prishe vijat ndarese. S’kish pase mo pushtete te pavarura. Albini kish vendose kush me u arrestu, kush me qendru ne liri. Per me teper, permes frikes e kish qeverise vendin.

Nje perpjekje te tille po e ben Netanjahu ne Izrael. Qe kushedi sa jave po protesojne miliona izraelit. Impulsi i pare i politikaneve me prirje autoritare eshte kapja e prokurorise.

Gjykata Kushtetuese e Kosoves e shpetoi Kosoven nga Albini, Xhelali e Albulena.

O burra e gra, mos u tutni prej halabakave. Krejt kena dhane dicka per kete shtet. Nuk e kemi ndertu qe me ia dhane Albinit e Martinit si peshqesh.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit