1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

‘Çdo mashkuII të martohet me dy gra, ndryshe e pret burgu’. Vendimi i çuditshëm i mbretit unik në botë i martuar me 15 gra

Rekomandime

‘Çdo mashkull të martohet me dy gra, ndryshe e pret burgu’. Ky është vendimi i marrë së fundmi nga mbreti i Swasiland vendi i fundit afrikan që drejtohet zyrtarisht nga një monark absolut.

Vendi me pak më shumë se 1 milion banorë udhëhiqet nga viti 1986 nga mbreti Mswati III, ndërsa 90% të shkëmbimeve tregtare i ka më Afrikën e Jugut.

- Advertisement -

Por së fundmi aty ka nisur një revoltë për më shumë të drejta.

“Në Parlament as nuk mund të flasim pa lejen e mbretit, duhet t’i merret leja edhe kur nuk ndodhet aty. Çdo vendim që marrim, miratohet nga ai, dhe vetëm nga ai”, ka deklaruar një deputet lokal, i përfshirë në protesta.

Firma e mbretit është nevojshme për çdo akt të parlamentit, por edhe për çdo vendim gjyqësor.

- Advertisement -

Protestat e fundit janë shtypur me dhunë nga autoritetet, dhe liderët kryesorë janë të fshehur ose kanë kaluar kufirin me Afrikën e Jugut.

Ndryshimi i emrit nuk është vendimi i vetëm autoritar i mbretit, që ka 15 gra. Në 2019, mbreti Mswati III vendosi që çdo mashkull i rritur duhet të martohet, të paktën, me dy gra, përndryshe do të ndëshkohet me burg.

- Advertisement -

Amnesty International e kanë cilësuar atë që po ndodh në vendin e Afrikës jugore si një “suIm i drejtpërdrejtë mbi të drejtat e njeriut”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit