Çekia e ka befasuar Anglinë në shtëpi, duke rrëmbyer pikët e plota në xhiron e gjashtë në Grupin A.
Çekia triumfoi 2-1 kundër Tre Luanëve që kishte pothuajse më të mirët në fushë.
Kane zhbllokoi rezultatin duke shënuar për 0-1 në minutën e pestë, por vendasit përmbysën gjithçka.
Fillimisht Brabec shënoi në minutën e 9’ për të barazuar në 1-1, derisa golin e tri pikëve e realizoi Ondrasek në minutën e 85-të.
Me ktë fitore befasuese të Çekisë humb më së shumti Kosova, që tani përveç se duhet t’i fitojë patjetër ndeshjet me Malin e Zi dhe Çekinë, duhet të fitojë edhe kundër Anglisë në “Fadil Vokrri”, gjithmonë nëse Çekia i fiton sfidat e fundit.
Në ndeshjen tjetër, Mali i Zi ka barazuar 0-0 me Bullgarinë.