7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Cezary Michalczuk: Të gjitha viktimat e Salih Mustafës ishin shqiptarë, “faji” i tyre ishte se ishin pjesë e LDK-së (FOTO)

Rekomandime

Cezary Michalczuk, nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, ka paraqitur, sipas tij, faktet që e bëjnë Salih Mustafën përgjegjës për krimet e pretenduara të kryera në Zllash gjatë vitit 1999.

- Advertisement -

“I akuzuari dhe vartësit e tij akuzonin viktimat si spiunë dhe kolaboracionistë, ndërkohë që ishin të papabazuara këto akuza, ato ishin një hallkë midis konfIiktit të armatosur dhe krimeve të kryera nga i akuzuari dhe vartësit e tij”, është shprehur Michalczuk, njofton Klankosova.tv.

Për të edhe alibia e prezantuar nga mbrojtja e Salih Mustafës nuk paraqet provë për shfajësimin e tij.

“Asnjë prej provave të mbrojtjes nuk i hedh poshtë akuzat, alibia nuk i hedh poshtë ato. Mbrojtja pretendon se krimet thjeshtë nuk kanë ndodhur fare, asnjëherë. Pretendojnë se nuk ka pasur as marrje në pyetje, rr*hje, ke*trajtim apo a*uzim. Sipas tyre asnjëra prej këtyre krimeve nuk kanë ndodhur”.

- Advertisement -

“Provat do të dëshmojnë se këto krime kanë ndodhur dhe që Mustafa është përgjegjës për to. Të gjitha viktimat ishin shqiptarë të Kosovës. Askush nga burrat e ndaluar nuk përbënte këcrënim ushtarak për UÇK-në. Ata po përpiqeshin të siguronin jetesën duke bërë tregti nëpër tregje lokale. “Faji” i tyre ishte se i përkisin një partie të caktuar politike – LDK-së”.

Michalczuk ka prezantuar fotografi të shtëpisë ku pretendohet se janë kryer krimet dhe po ashtu fotografi të Salih Mustafës i veshur në uniformë.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit