3.1 C
Pristina
Tuesday, November 19, 2024

Çfarë ndodh me Qeverinë Hoti nëse Vjosa Osmani jep dorëheqje

Rekomandime

Seancën për votimin e qeverisë së re, nuk mund të pengojë dorëheqja e mundshme e kryetares së Kuvendit, Vjosa Osmani. Në rastin e tillë, seanca do të udhëhiqej nga njëri prej nënkryetarëve, pasi në seanca të jashtëzakonshme nuk mund të hyjë në rend dite emërimi i kryetarit të ri nga partia e parë, Lëvizja Vetëvendosje.

Kështu thotë njohësi i punës së Kuvendit, Albert Krasniqi. Derisa u shpreh se çfarëdo pengesa që do të bënte kryeparlamentarja Osmani do të ishin veprime antikushtetuese.

- Advertisement -

Krasniqi: Edhe nëse jep dorëheqje, Osmani zëvendësohet nga njëri prej nënkryetarëve

“Zonja Osmani si kryetare e Kuvendit ka për obligim që të mundësojë realizimin e seancës në të cilën do të bëhet zgjedhja e qeverisë. Për shkak se është detyrim i saj kushtetues…nëse ajo do të zgjedh të jap dorëheqje prej postit të kryetares së kuvendit është çështje e saj. Pastaj i takon LVV-së që të propozojë një kandidat tjetër për kryetar të Kuvendit. Mirëpo rregullorja e punës së Kuvendit parasheh se në rast të mungesës së kryetarit të Kuvendit një prej nënkryetarëve do të zëvendësojë atë deri në zgjedhje të kryetarit të ri”, thotë ai.

Krasniqi thotë se mbajtja e seancës për votimin e Qeverisë Hoti, mund të mbahet atëherë kur del publikimi i plotë i aktgjykimit të Kushtetueses dhe publikohet në gazetën zyrtare.

- Advertisement -

Krasniqi: Duhet të pritet publikimi i plotë i aktgjykimit dhe pastaj të votohet qeveria e re

“Sipas Ligjit për Gjykatën Kushtetuese të gjitha aktgjykimet, vendimet e Gjykatës duhet të publikohen në Gazetën Zyrtare dhe hynë në fuqi nga ai moment…në interpretimin tim duhet të pritet publikimi i plotë i aktgjykimit dhe publikimi i saj në Gazetën Zyrtare në mënyrë që pastaj dekreti i presidentit të hyjë në fuqi dhe të votohet qeveria e re në kuvend”, u shpreh Krasniqi.

- Advertisement -

Në lidhje me vendimin e djeshëm të Gjykatës Kushtetuese, Krasniqi thotë se ai ka qenë i mirëpritur dhe profesional. Sipas tij, Kushtetuesja vetëm e ka bërë interpretimin e Kushtetutës dhe nuk ka vendosur norma të reja kushtetuese.

Krasniqi: Gjykata ka bërë vetëm interpretimin e Kushtetutës

“Gjykata ka bërë vetëm interpretimin e Kushtetutës. Është bazuar në normat e saj, frymën e Kushtetutës dhe praktikën kushtetuese të gjykatës në rastet që i gjykuar më herët. Në bazë të këtyre ka ardhur në ato përfundime që i pamë mbrëmë. Kështu që nuk ka të bëjë në asnjë moment me plotësim të Kushtetutës, apo gjykata ka marrë rolin e deputetëve dhe ka amendamentu atë”, thotë ai.

Në orët e mbrëmjes së djeshme Gjykata Kushtetuese mori vendim në favor të dekretit për kryeministër të presidentit, Hashim Thaçit. Këtë shefi i ekzekutivit në detyrë, Albin Kurti e konsideroi të premten si të papranueshëm.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit