7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Imami Maliqi fton organet që të marrin masa ndaj disa hoxhallarëve: Kanë bërë biznes leximin e kuranit

Rekomandime

Diskutime të shumta së fundi janë bërë për çështje nga më të ndryshme edhe në mes të hoxhallarëve kosovarë.

Imami Labinot Maliqi ka ngritur një shqetësim që sipas tij disa hoxhallarë në Kosovë e kanë bërë biznes rukjen apo thënë qartë leximin e kuranit.

- Advertisement -

Ai poashtu tha se në biznes është shndërruar edhe hixhamja, që njihet si një mjekim në fenë islame.

Maliqi tha se përmes këtyre veprimeve po jepen imazhe shumë të këqija të besimit në kuadër të veprimtarive të tyre, tran“Me të vërtetë dikush duhet të merret seriozisht me këta njerëz, të cilët për interesa materiale i keqpërdorin fjalët e Zotit dhe brengat e njerëzve”, ka shkruar ndër të tjera ai, transmeton lajmi.net.

Imami Maliqi ka ftuar organet e rendit që sa më parë të marrin masa ndaj tyre.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Disa “hoxhallarë” dhe disa hoxhallarë në Kosovë që e kanë bërë biznes rukjen (leximin e Kuranit) dhe hixhamen (pa asnjë ditë shkollë në mjekësi, apo pa ndonjë çertifikim profesional në këtë lëmi), disa nëpër lokale e disa nëpër banesa e shtëpi të tyre, janë duke i dhënë imazh shumë të keq besimit tonë me sjelljet dhe veprimtaritë e tyre. Me të vërtetë dikush duhet të merret seriozisht me këta njerëz, të cilët për interesa materiale i keqpërdorin fjalët e Zotit dhe brengat e njerëzve.

- Advertisement -

I ftoj organet e rendit që sa më parë të marrin masa ndaj tyre!.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit