4.9 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Çfarë po “gatuhet” pas vendimit të SHBA? Berisha: Sorosi, kufijtë në Ballkan dhe lobimi i fuqishëm

Rekomandime

Ish-kryeministri Sali Berisha njoftoi sot se do të ngrejë padi ndaj sekretarit amerikan të shtetit Antony Blinken, duke e akuzuar atë për shpifje në lidhje me vlerësimet e dhëna në ditë më parë ku e shpalli “non grata”.

- Advertisement -

Berisha shpjegoi se përse do i drejtohet gjykatës në Francë dhe përse do të ngrejë padi direkte për sekretarin amerikan Antony Blinken. “Është ai që ka firmosur dhe ka njoftuar, është ai që përdori autoritetin e tij për të më dëmtuar mua, për të cenuar nderin dhe dinjitetin tim, nuk do të doja kurrë të ishte ai, por ai e bëri këtë dhe nuk kam asnjë kundërshtim, po i përgjigjem me gjykatë. Duke qenë se nuk futem në SHBA dhe nuk shkoj në gjykatë amerikane” tha ai.

Por a mendon, Sali Berisha se pas vendimit të SHBA, po “gatuhet” diçka tjetër? “Shumë variante dhe hamendje mund të dalin, por besoj se hapi më i rëndësishëm është ti drejtohem gjykatës dhe gjykata të nxjerrë të vërtetën në shesh, se cili ka qenë Sali Berisha, cila është e shoqja e Sali Berishës, 73 vjeç sot, që vazhdon punën me autizmin, cilët janë fëmijët e tij dhe me radhë. E kam në radhë të parë cështje dinjiteti. Se cili ka të drejtë të ketë qëndrimet e veta”.

Pavarësisht se u shpreh që nuk mendon që pas vendimit qëndron Soros, Berisha e vendosi gishtin te debati për cështjen e kufijve në Ballkan.

- Advertisement -

“Nuk e them se është Soros, unë rendis ku ka qenë veprimtaria ime këto 8 vite. Nuk them se nuk kam bërë, kam qenë i pari që kam kundërshtuar ndarjen e Kosovës dhe e dija që kam përpara qindra milionë, të gjithë qeveritarët e rajonit, kryeministrin e Tiranës, Presidentin e Kosovës, të Serbisë. Projektuesi, Soros i bërë nga fondacioni i Beogradit, ishte bërë lobim i fuqishëm.

Përveç kësaj, kam qëndruar më shumë se kushdo tjetër në këtë vend, kundër kr.imit dhe dr.ogës, kam qëndruar për t’u nxjerrë njerëzve frikën, mediat, atë e kam bërë me qëllim, se unë nuk jam as prokuror, as gjykatës dhe as hetues, por kam përdorur mjetet e mia për të denoncuar bandat ku janë dhe ku nuk janë.

- Advertisement -

Kam sulmuar haptas Sorosin, dhe e kam bërë këtë në valët e Zërit të Amerikës, e kam sulmuar atë si armik i demokracisë shqiptare. Nuk është se këto vite… kam pasur objektiva, jam njeri me objektiva. Jam krenar për këto që kam bërë. Pëlqen, s’të pëlqen është gjë tjetër” tha ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit