11.9 C
Pristina
Wednesday, April 17, 2024

Përgjigja e Lumir Abdixhikut për kandidaturën e Përparim Ramës për kryetar të Prishtinës

Rekomandime

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka hezituar të flasë lidhur me raportimet për kandidaturën e arkitetit të njohur, Përparim Rama për kryetar të Prishtinës.

- Advertisement -

Gazeta Express sot gjatë ditës ka raportuar thirrur në burime të veta se arkitekti me famë botërore nga Londra, Përparim Rama, pritet të jetë kandidat i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për kryetar të komunës së Prishtinës.

Por, lidhur me këtë, Abdixhiku hezitoi të flasë, duke thënë se nuk ka koment.

“S’kam koment, ju lus të prisni edhe pak kohë, deri t’i bëjmë publike kandidaturat”, thotë Abdixhiku në ATV.

- Advertisement -

Derisa u pyet prapë se a mund të jetë Rama kandidat i LDK-së, për kryetar të Prishtinës, Abdixhiku thotë se “S’kam koment”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit