8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Sot opozita vendos: Me Kurtin apo me Mustafën

Rekomandime

Shkarkimi i Ministrit të Brendshëm nga LDK’ja Agim Veliu, i ndërroi kahjen gjendjes aktuale në Kosovë. Vendimi i përshpejtuar i Kryeministrit Albin Kurti, bëri që LDK’ja të mblidhet dhe të vendos të tërhiqet nga koalicioni me Vetëvendosjen, me anë të një mocioni mosbesimi që do ta paraqesë në Kuvend.

Sipas nenit 100, pika 1, të Kushtetutës së Kosovës, duhen firmat e 1\3 të të gjithë deputetëve që mocioni të shkojë për procedurë të mëtutjeshme në Kuvend. Duke qenë se LDK’ja ka 28 deputetë, asaj i duhet edhe 40 firma për ta rrëzuar qeverinë.

- Advertisement -

Si e tillë, duhen votat e opozitës për ta arritur qëllimin partia e dytë fituese në zgjedhjet e 6 tetorit të vitit të kaluar. Partitë në opozitë, PDK, NISMA-AKR, dhe AKK, kanë deklaruar se sot do të dalin me një qëndrim sa i përket kësaj ftese të LDK’së.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë mbrëmë se shumë shpejt do të dalin me qëndrim për mocionin ndaj qeverisë Kurti, ashtu si edhe Fatmir Limaj, nga koaliconi NISMA-AKR, dhe AAK’ja e Ramush Haradinajt.

Në rast se mocioni i mosbesimit dështon, mocioni tjetër nuk mund të ngrihet gjatë nëntëdhjetë ditëve të ardhshme. E nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në dorëheqje.

- Advertisement -

Kujtojmë, që kreu i LDK’së, Isa Mustafa e quajti shkelje të marrëveshjes dhe të papranueshme shkarkimin e Veliut, në anën tjetër kryeministri Kurti tha se ish-ministri kishte tradhtuar dyfish, ndaj qeverisë dhe ndaj Policisë së Kosovës.

Po ashtu, mbetet për t’u parë nëse edhe Kuvendi i Kosovës do të mblidhet për të votuar dekretin e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për gjendjen e jashtëzakonshme.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit