7.5 C
Pristina
Thursday, April 18, 2024

Çka duhet të bëjë LDK-ja që ta dërgojë në Kuvend mocionin për rrëzimin e Kurtit?

Rekomandime

Grupi Parlamentar i LDK-së duhet fillimisht ta caktojë datën se kur do të dërgohet në Kuvendin e Kosovës mocioni i mosbesimit për Qeverinë Kurti.

Më pas duhet të kërkojë mbi 40 nënshkrime nga partitë opozitare për të rrëzuar Qeverinë Kurti, pjesë e së cilës janë edhe vetë.

- Advertisement -

Pas kësaj Kryesia e Kuvendit vendos se kur do të mbahet seanca ku pikë e vetme e rendit të ditës do të ishte mocioni i mosbesimit ndaj qeverisë.

LDK mbrëmë mbajti një mbledhje të Kryesisë së partisë ku edhe u vendos për mocion votëbesimi, por nuk tregoi se ku tregoi datën e dërgimit të mocionit në Kuvend.

Kryeministri Albin Kurti mbrëmë në një konferencë për media deklaroi se çfarë do të bëjnë dhe çfarë do të ndërmerr LDK në mënyrë që të dinë se çfarë do të veprojnë këta të fundit.

- Advertisement -

Çfarë thotë Rregullorja e Kuvendit për mocionin e mosbesimit

Neni 30 i Kushtetutës së Kosovës ku flitet për mocionin e mosbesimit thotë se pasi të mblidhen 40 nënshkrime, vihet në rendin e ditës jo më vonë se 5 ditë dhe jo më pak se 2 ditë.

- Advertisement -

Me propozimin e një të tretës (1/3), përkatësisht të 40 deputetëve të Kuvendit, mund të
merret mocioni i mosbesimit për Kryeministrin.

2. Mocioni i mosbesimit, i nënshkruar nga së paku një e treta (1/3), përkatësisht nga 40
deputetë, pranohet kur për të voton shumica e të gjithë deputeteve të Kuvendit.

3. Mocioni i mosbesimit vihet në rendin e ditës, jo me vonë se pesë (5) ditë dhe jo më herët se dy (2) ditë nga dita e parashtrimit të tij.

4. Nëse mocioni i mosbesimit votohet për Qeverinë në tërësi, Qeveria konsiderohet në
dorëheqje.

5. Nëse mocioni i mosbesimit dështon, një mocion tjetër i mosbesimit mund të parashtrohet vetëm pas nëntëdhjetë (90) ditëve të ardhshme.

Kujtojmë se dje partitë opozitare sot do të shprehin qëndrimet e tyre rreth situatës së re të krijuar dhe vendimit të Lidhjes Demokratike që do të iniciojë votën e mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit