16.9 C
Pristina
Tuesday, April 9, 2024

Nëse i shihni këto shenja nëpër marketet e Kosovës, ndiqini rregullat e distancës, ja cka paraqesin katrorët në tokë

Rekomandime

Masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës kundër koronavirusit ka bërë që kosovarët t’ia mësyjnë me të madhe marketeve për të siguruar rezerva afatgjate ushqimore.

- Advertisement -

Një situatë e tillë ka shkaktuar rrezik edhe në vet këto pika shitëse, për shkak të fluksit të madh të njerëzve dhe rrezikut potencial për përhapjen e virusit, shkruan lajmi.net.

Mirëpo për këtë situatë, duket se marketet në Kosovë e kanë gjetur tanimë zgjidhjen.

Në shumë pika shitëse, punëtorët e marketeve kanë shënuar vet distancën me anë të vizatimit të disa katrorëve afër arkës së pagesave.

- Advertisement -

Me këtë sigurohet që secili person, në pritje për të bërë pagesën do të duhet të mbajë edhe distancën. /Lajmi.net/

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit