12.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Mediat zvicerane akuzuan shqiptarët se përhapën virusin, Vjosa Osmani për Blick: Është përgjegjësi e Zvicrës, nuk i vaksinuat qytetarët tuaj

Rekomandime

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në një intervistë për mediumin zviceran “Blick”, ka thënë se është përgjegjësi e shtetit Zviceran për vaksinimin e qytetarëve të vet, pavarësisht cilit nacionalitet i përkasin.

Kjo deklaratë e presidentes Osmani vjen pas akuzave të mediave zvicerane se virusi u përhap në Zvicër nga kosovarët që erdhën për pushime në Kosovë.

- Advertisement -

“Ju jeni duke folur për diasporën. Ata janë qytetarë të Zvicrës. Ata do të duhej të vaksinoheshin këtu (Zvicër). Është përgjegjësi e autoriteteve zvicerane të sigurohen që të bëjnë thirrje dhe t’i bindin të gjithë qytetarët zviceranë, pavarësisht nacionalitetit që kanë, të vaksinohen para se të vijnë në Kosovë. Në fakt Kosova kishte numrin më të ulët të infektimeve deri në muajin gusht dhe vetëm në gusht nisi vala e madhe e infektimeve”, tha Osmani, transmeton Reporteri.net.

Ajo i ka thënë mediumit zviceran se në Kosovë nuk ka refuzim nga qytetarët që të vaksinohen.

“Ne kemi bërë gjithçka me kapacitetet tona që të marrim vaksinat e nevojshme për t’i bindur njerëzit e Kosovës dhe në mes të këtyre njerëzve që jetojnë në Kosovë, ne kemi pasur shumë interes që të vaksinohen, pra nuk ka refuzim të vaksinës në Kosovë përveç nga një numër shumë i vogël, prandaj kur unë e bëra thirrjen ju drejtova jo vetëm çdokujt në Kosovë, por edhe që çdokush në Zvicër duhet të vaksinohet”, ka shtuar ajo.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit