10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Presidentja e Parlamentit Evropian viziton Kievin në kohë Iufte, takohet me Zelenskyn

Rekomandime

Presidentja e Parlamentit Europian, Roberta Metsola është takuar në Kiev me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Vizita është vlerësuar lart nga i pari i Ukrainës.

- Advertisement -

“Unë sinqerisht dua të ju falënderoj ju personalisht Roberta dhe të gjithë ekipin tuaj që jeni këtu në një moment kaq të rëndësishëm për shtetin tonë.

Në këtë moment ju po tregoni heroizëm. Tani është heroike të vish në Ukrainë”, tha Zelensky.

Sipas tij, ardhja e partnerëve ndërkombëtarë në një kohë kur ukrainasit po mbrojnë vendin e tyre është një hap i rëndësishëm në mbështetje të popullit ukrainas.

- Advertisement -

Ndërkohë Roberta Metsola ka siguruar se Bashkimi Evropian mbështet ambiciet e Ukrainës për të qenë vend kandidat dhe do të ofrojë ndihmë në rindërtimin e qyteteve dhe fshatrave.

Në takim me kryetarin e parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, ajo tha se cenimi i Ukrainës nga ana e Rusisë është cenim i gjithë Europës dhe rendit të ri botëror.

- Advertisement -

“Bashkimi Evropian njeh ambiciet evropiane të vendit tuaj dhe aspiratat tuaja për të qenë një vend kandidat për anëtarësim dhe ju mund të mbështeteni në përkrahjen e plotë të Parlamentit Evropian në arritjen e këtij qëllimi”, tha Metsola.

Metsola mori pjesë në një seancë plenare të parlamentit ukrainas.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit