10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Deputeti shqiptar në Beograd: NATO e ka rrethuar, nuk e garanton Serbia stabilitetin e Ballkanit

Rekomandime

I vetmi deputet shqiptar në parlamentin serb, Shuaip Kamberin, foli në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN për situatën në rajonin e Ballkanit pas luftës që është duke u zhvilluar prej më shumë se një muaji në Ukrainë.

Ai foli për të ardhmen e Serbisë pas zgjedhjeve të së dielës, por edhe pozicionimin e saj. Deputeti shqiptar theksoi se nuk është Serbia ajo që garanton stabilitetin e rajonit.

- Advertisement -

“Presioni i Perëndimit ndaj Serbisë për të vendosur qëndrimet e saj, për të marrë rrugën e duhur dhe për t’iu shmangur ekuilibrimit që po e zbaton me vite dhe në mënyrë të suksesshme, me Pekinin, Moskën, Uashingtonin dhe Brukselin. Serbia do të duhet të orientohet përfundimisht në njërën anë. Serbia, e cila pavarësisht se është nostalgjike ndaj Rusisë, pavarësisht interesave strategjike me Rusinë, e ka të vështirë të marrë anën e lindjes, ndërkohë që investimet e saj, në masën më të madhe, varen nga investimet e BE.

Nëse Serbia do të merrte një përkrahje të drejtpërdrejtë ndaj Rusisë, mund të jetë një bazament që Moska mund ta përdorte për të destabilizuar Ballkanin. Megjithatë, situata nuk është kaq e thjeshtë, pavarësisht nostalgjive historike që kanë me Rusinë. Serbia është shumë e varur nga Perëndimi. Ajo është e rrethuar nga NATO dhe nuk është Serbia ajo që garanton stabilitetin rajonal, është prezenca e NATO gjithandej që nuk do ta lejojë një Serbi të Vuçiç apo të dikujt tjetër që të destabilizojë Ballkanin”, tha Shuaip Kamberin.

- Advertisement -

Sa i përket zgjedhjeve të së dielës në Serbi, Kamberi theksoi se nuk pret ndryshime të mëdha.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit