10 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çfarë po ndodh në Pejë? Lumir Abdixhiku e çon gjithë partinë aty

Rekomandime

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vendosur që partinë e tij ta çojë në Pejë për të mbajtur një takim.

Express mëson nga burimet e veta se të ftuar në këtë takim kanë qenë të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave dhe kryesia e partisë.

- Advertisement -

Takimet e LDK’së zakonisht mbahen në zyrën e LDK’së në Prishtinë, por si rrallëherë, LDK’ja ka zgjedhur bastionin e vet për të organizuar një mbledhje të tillë.

Arsyeja që i ka bashkuar të gjithë kandidatët për kryetarë të komunave dhe kryesinë e LDK’së nuk dihet, por ajo që dihet është se zgjedhjet lokale po afrohen dhe Peja mbetet bastion i Gazmend Muhaxherit, kryetarit aktual.

LDK qeveris me dy qytete të mëdha në Kosovë. Përveç Pejës, LDK’ja qeveris edhe me Komunën e Gjilanit ku kryetar është Lutfi Haziri.

- Advertisement -

Gazmend Muhaxheri dhe Lutfi Haziri do të garojnë edhe për një mandat në qytetet e tyre.

E në kryeqytet, pas 8 vjetëve larg zyrës së kryetarit të Komunës , LDK’ja synon ta rikthejë Prishtinën me Përparim Ramën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit