5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Dëshmi të reja se si u vodhën votat mes kandidatëve për deputet të AAK’së – KQZ ende s’ka reaguar!

Rekomandime

Se ka pasur parregullësi gjatë procesit të numërimit të votave po vërtetohet dita e ditës, ndërsa KQZ akoma nuk ka dalur me ndonjë reagim zyrtar

- Advertisement -

Kandidatët për deputët nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po vazhdojnë të publikojnë dëshmi se si iu janë manipuluar votat, derisa KQZ-ja akoma nuk ka reaguar për këto çështje.

Burim Ramadani, kandidat për deputet nga AAK-ja me anë të një postimi të publikuar në Facebook ka bërë të ditur se atij iu janë avulluar 58 vota nga Qendra e Votimit 2401A.

Në fletën llogaritëse ai ka 58 vota, ndërsa në atë zyrtaren iu janë shkruar 0 vota.

- Advertisement -

Ndryshe, Burim Ramadani nuk është i vetmi që është ankuar për avullim të votave nga radhët e AAK-së pasi ditëve të fundit ka pasur ankesa edhe nga kandidatët tjerë.

Fiknete Bejta është një tjetër kandidate për deputete nga radhët e AAK-së është ankuar se ia kanë avulluar votat.

- Advertisement -

Sot gjatë ditës janë publikuar dëshmi të reja se si iu janë vjedhur votat kandidatëve të AAK-së në Deçan.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit