11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Çfarë po ndodhë/ Policia e Kosovës vendos bazë të re në afërsi të Bërnjakut

Rekomandime

Policia e Kosovës ka filluar ngritjen e një baze në afërsi të pikës kufitare me Serbinë në Bërnjak.

Këtë aksion Policia e ka nisur në orët e para të ditës së sotme.

- Advertisement -

Atje janë dërguar kontejnerë dhe njësi të betonit masiv për ngritjen e bazës.

Kallxo.com raporton se makineritë e rënda, buldozerët nën përcjellje të Policisë së Kosovës, Njësisë së Operacioneve janë vendosur pak kilometra poshtë pikës kufitare në Bërnjak.

Aty do të vendoset në bazë për Policinë Kufitare.

- Advertisement -

Në anën tjetër gjithashtu në atë lokacion do të vendosen edhe disa mure prej betoni.

Kontejnerët të cilët janë bartur nga Mitrovica deri në Bërnjak kanë qenë të shoqëruar dhe nën përcjellje vazhdimisht të ekipeve policore të Kosovës.

- Advertisement -

Po ashtu bëhet e ditur se gjithçka ka përfunduar në mënyrë të qetë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit