15.7 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Challandes mesazh Greqisë: “Nuk futemi për barazim”

Rekomandime

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes në konferencë para ndeshjes së nesërme kundër Greqisë ka thënë se në lojë hynë për fitore.

- Advertisement -

“Jo nuk futemi për barazim. Futemi për fitore. Kjo është filozofia ime. Por, kjo nuk nënkupton që nuk duhet pajtohemi edhe me tjetër rezultat. Filozofia ime nuk lejon të përgatitem për barazim, por vetëm për fitore.

Duhet të dimë se individualisht qëndrojmë keq, për shkak të stërvitjeve, transferimeve dhe klubeve. Ka shumë situata që duhet t’i kalkulojmë”, tha ai fillimisht.

Tutje shtoj se skuadra është në pozitë të vështirë por do të tentoj të kompnoj skuadrën sa më mirë.

- Advertisement -

“Në të gjitha këto, unë duhet të komponojë skuadrën më të mirë për nesër. Mund të përlotem tani për lojtarët, ose të punoj në kushtet që kemi. Unë kam zgjedhur të punoj në kushtet. Kemi ftuar edhe lojtarë nga U-21. Kemi 18 lojtarë dhe do ta përgatis ndeshjen me këta lojtarë. Jemi në situatë të vështirë”, përfundoj Challandes.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit