1.4 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Challandes zbulon se ku ishte problemi në ndeshjen me Maqedoninë e Veriut: Nuk ka qenë problem sistemi por…

Rekomandime

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes sot ka mbajtur një konferencë për shtyp para ndeshjes së nesërme kundër Sllovenisë.

- Advertisement -

Në këtë konferencë, Challandes ka folur për ndeshjen e fundit kundër Maqedonisë së Veriut, ku mori fund ëndrra për kualifikim në Kampionatin Evropian.

“Ndeshja nuk ishte aq e mirë por as e keqe. Rezultati ka qenë i keq. Ne jemi të dëshpëruar. Natën e mbrëmshme e kam shikuar reprizën e ndeshjes për t’i bërë një analizë.”

“Nëse Aliti do të shënonte në minutën e 93-të dhe ne do të fitonim në kohën shtesë, çfarë ju do të shkruanit.” Ne kemi mentalitet të fortë”, “Ne jemi shumë të fortë”, do të ishin disa nga titujt tuaj.”

- Advertisement -

“Nuk jam aq budalla, nëse nuk do t’i shihja komentet që kemi si ekip. Nuk po flas vetëm për komentet që kemi pasur në ndeshjen e fundit, po flas për tri ndeshjet e fundit dhe për mua problemi është i qartë, nuk kemi krijuar raste sa duhet. “

“Ne kemi luajtur mire deri në 30 metrat e fundit e kundërshtarit, kundër Moldavisë dhe Maqedonisë, por nuk kemi pasur shumë momente kur kemi mundur të shënojmë gol. Do të punoj që nga ndeshja e nesërme të ndryshoj këtë gjë dhe të jemi ekip më i rrezikshëm që të shënojmë më shumë raste për gol. Duhet të gjejmë zgjidhje me lojtarët që janë këtu tani. “

- Advertisement -

“Për mua është sfidë që të bëj lojtarët të qojnë kokën lart dhe të vazhdojnë tutje”, u shprehë ai fillimisht.

Tutje, Challandes ka folur për ndeshjen kundër Sllovenisë dhe se si duhet të luhet nesër.

“Sllovenia është një ekip shumë fizik dhe i vështirë dhe duhet të jemi gati për një luftë fizike. Por, ne nuk do të luftojmë vetëm me fizik por edhe duke luajtur lojën kreative tonën dhe përmes aftësive individuale të futbollistëve. Ne duhet të punojmë të zgjidhim ato probleme dhe ky është qëllimi ynë në ndeshjet e radhës”, tha trajneri.

Ai foli përsëri për ndeshjen kundër Maqedonisë së Veriut dhe e theksoj se problemi nuk ka qenë tek sistemi.

“Pas ndeshjes normalisht trajneri mendon ku ka gabuar. Para ndeshjes unë mendoj se kam zgjedhur ekipin më të mirë. Pas ndeshjes mund të analizojmë dhe të flasim. Nuk ka qenë problem i sistemit, nuk ka pasur asgjë të gabuar tek sistemi. Gjatë ndeshjes kemi bërë sistemin 4-1-4-1 dhe kemi krijuar disa shanse. Nuk ka qenë problemi tek sistemi ka qenë problem kualiteti, i instinktit vrasës para portës kundërshtare. Kam kërkuar që lojtarët të jenë më të thjeshtë me veprimet të gjuajnë më shumë drejt portës kundërshtare dhe të mos kërkojnë gjithmonë të driblojnë 3-4 kundërshtarë.”

“Kërkoj nga ekipi të ketë qasje tjetër në lojë, të jenë më të thjeshtë të luajnë më shumë në thellësi”, përfundoj ai.

Nesër nga ora 20:45 do të zhvillohet ndeshja mes Kosovës dhe Sllovenisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në kuadër të Ligës së Kombëve.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit