2.7 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Cigarja dhe presioni i kolegëve bënë që anëtari i KQZ-së të ndryshojë qëndrim brenda 5 minutave

Rekomandime

Mbledhja e sotme e Komisionit Qendror të Zzgjedhjeve kaloi me tensione të larta sa i përket certifikimit të kandidatëve për kryetarë të komunës së Mitrovicës së Veriut.

- Advertisement -

Anëtarët e KQZ-së votuan dy herë për certifikimin e kandidatit të LVV-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut, Erden Atiq. Kjo pasi herën e parë ky i fundit përkundër ligjshmërisë në aplikim nuk i mori votat e nevojshme.

Kjo, pasi në mungesë të Sami Kurteshit dhe Nenad Rikallos në mbledhjen e sotme shumica minimale për vendimmarrje varej nga një votë e vetme.

E duket se këtë e shfrytëzoi mirë anëtari i komunitetit turk në KQZ, Rifat Krasniq. Ai brenda pesë minutave ndryshoi qëndrim për certifikimin ose jo të Atiqit.

- Advertisement -

Për të ardhur deri tek ky qëndrim, Krasniq iu deshtë të tymoste cigare dhe të konsultohet me kolegë tjerë të KQZ-së.

Pas kryerjes së këtyre procedurave, Krasniq kokulur dhe me hezitim ngriti dorën për votimin e kandidatit të LVV-së për kryetar të Mitrovicës së Veriut.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit