1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Cili do të jetë ndikimi serb në Veri, pas sanksioneve të SHBA’së?

Rekomandime

Avokati kosovar, Azem Vllasi, thotë se veprimi i fundit i ndërmarrë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për të sanksionuar një listë personash që kanë vepruar në veri, do të ndikojë edhe në reduktimin e ndikimit të Serbisë në pjesën veriore të Republikës së Kosovës. Vllasi thotë se lidhjet e Veselinoviqit dhe Radojiqiqit mbërrijnë deri në zyrën e Vuçiqit në Beograd dhe se bashkë me këtë të fundit e kontrollojnë edhe “Listën Serbe” të Goran Rakiqit.

Zvonko Veselinoviq dhe nënkryetari i Listës Serbe, Milan Radojiqiq, bashkë me shokë, të mërkurën e 8 dhjetorit kanë marrë një goditje të fuqishme nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe tashmë bashkë me bizneset e tyre brenda dhe jashtë Kosovës gjenden në “listën e zezë” të Washingtonit.

- Advertisement -

Këto sanksione janë vendosur nga Departamenti amerikan i Thesarit, që grupin e Veselinoviqit, i cili vepron në veri të Republikës së Kosovës, e konsideron kriminal dhe tepër të rrezikshëm.

Avokati i njohur kosovar dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend dhe rajon, Azem Vllasi, në një përgjigje për Gazetën Express, pohon se një veprim i tillë amerikan do të reduktojë influencën e Serbisë në veri të Republikës së Kosovës.

Vllasi thoë se Veselinoviq dhe Radojiqiq kanë lidhje të shumta në Serbi që mbërrijnë tek majat e pushtetit në Serbi dhe se këta të fundit në bashkëpunim me Aleksandër Vuçiqin kontrollojnë edhe Listën Serbe.

- Advertisement -

“Po. Kjo është vetëm fillimi me raste më të njohura. Zvonko Veselinoviqi. dhe Milan Radojçiqi kanë lidhje të shumta me partnerë nga Serbia që lidhen edhe me majat e pushtetit. Në bashkëpunim të ngushtë me kreun e pushtetit të Serbisë e kontrollojnë Listën serbe në Kosovë. Kjo është e njohur”, ka thënë Vllasi për Express kur është pyetur për impaktin që do të ketë një veprim i tillë i amerikanëve në funksionimin e veriut dhe nëse do të shkëputen mundësitë e Serbisë për ndikim në atë pjesë të Kosovës.

Vllasi tutje thotë se mbetet të shihet se a do të pasojnë edhe masa ligjore ndaj të sanksionuarve dhe paralajmëron se SHBA’ja do të vazhdojë me masa të tilla kundër krimit të organizuar në të gjithë rajonin.

- Advertisement -

“Mbetet të shihet në vazhdim zhvillimi i lëmshit, lidhjet e tyre. Dhe të shihet a do të pasojnë masa ligjore ndaj tyre. Administrata e SHBA do të vazhdojë me masa të tilla kundër krimit të organizuar në gjithë regjionin”, ka përfunduar për Express, Azem Vllasi.

Sanksionet e djeshme të SHBA’së për grupin e Veselinoviqit janë mirëpritur nga krerët e shtetit të Kosovës.

“I mirëpres sanksionet e SHBA’së për Veselinoviqin dhe grupin e krimit të organizuar transnacional nga veriu i Kosovës. Institucionet e Kosovës janë të përkushtuara për rend dhe ligj dhe për bashkëpunim me SHBA’në që rajoni ynë të mos bëhet një vend i sigurt për grupe të tilla të krimit”, ka shkruar shefja e shtetit të Kosovës, Vjosa Osmani.

Ndërkohë kryeministri i Republikës, Albin Kurti, ka thënë se tashmë Kosova duhet të bëjë pjesën e vet, që të sanksionuarit të mos mbesin vetëm të sanksionuar të Amerikës, por që t’i nënshtrohen sanksioneve, ligjit dhe drejtësisë në Kosovë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit