7.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Kthimi i Christopher Hill në Ballkan sinjal i fuqishëm se Amerika synon përparim, së pari në Kosovë

Rekomandime

Ankth nga ish zyrtarët të regjimit fashist serb të Milosevic, ndërsa këta që janë në pushtet sot e po e presin të heshtur. Lajmi se administra Biden ka nxjerrë nga pensioni diplomatin e zoti amerikan për ta kthyer në Beograd, të gjithë e shohin si diçka më shumë, shenjë që angazhimi i SHBA’së po shtohet në Ballkan në përgjithësi pas njoftimit se Christopher Hill është emëruar si Ambasadori i SHBA’së në Serbi.

Kolegu i tij dhe miku i Hill në Rambouillet si i dërguar europian në ato negociata, Wolfgang Petrisch, i ka thënë BBC se mundet vetëm të supozoj se çfarë do të thotë emërimi i Hill në kontekstin e politikës amerikane ndaj Ballkanit Perëndimor.

- Advertisement -

“Ky është një sinjal i fuqishëm, pasi po dërgohet një prej diplomatëve më të fuqishëm dhe me përvojë amerikanë në Beograd” ka vlerësuar Petrisch.
Kjo i tejkalon marrëdhëniet mes dy vendeve, konsideron ai, posaçërisht kur dihet se Beogradi jo shumë kohë më parë ka dërguar në Washingto, Marko Djuric, bashkëpunëtor i afërt i presidentit Vucic.

“Kur shihen këto dy gjëra, konsideroj se kjo do të thotë se edhe Washington edhe Beogradi duan të punojnë së bashku dhe të arrijnë përparim së pari në çështjen e Kosovës” ka thënë Petrisch BBC.

Petrisch shtoi se ka çështje në Bosnje e Hercegovinë që janë ende të hapura që duhen zgjidhur, e mundshme që kjo do të jetë një prej detyrave të tij të ardhshme.

- Advertisement -

Hill dhe Petrisch janë edhe miq jo vetëm kolegë që nga 1998 në Rambouillet, dhe nuk mungoi as këtu hija e diplomatit jo konvencional amerikan, i ndjeri Richard Holbrooke, nën të cilin ka shërbyer në negociatat për marrëveshjen e Dayton që i dha fund Iuftës së ndarjes së ish Jugosllavisë.

“Jam në kontakt me të që nga atëherë, në ndërkohë ai është bërë një mik i imi shumë i mirë. Nuk is ngjanë Holbrooke, është më i interesuar për zgjidhje që janë të pranueshme për të gjithë” tha Petrisch.
Sa i përket negociatave mes Kosovës dhe Serbisë ish diplomati austriak tha se kartat në dorë i ka BE dhe beson se Hill po emërohet për të mbështetur BE’në. Sa i përket se si do të vazhdoj ky proces varet nga Brukseli dhe Lajcak, duke theksuar se Hill do të ishte shumë i dobishëm për këtë proces.

- Advertisement -

“BE ka kartat në dorë, vazhdimi i negociatave për anëtarësim të Serbisë dhe liberalizimi i vizave për Kosovën. Por është e qartë se një diplomat me përvojë, si Hill, do të ishte jashtëzakonisht i dobishëm në këtë proces” tha Petrisch.

Derisa hija e Holbrooke është e pranishme vazhdimisht në karrierën e Hill në negociatat e Rambouillet mes delegacionit të Kosovës dhe Serbisë të gjithë e kishin të qartë se njeriu kryesor aty. Siç e kujton edhe korrespodentja për politikë të jashtme asokohe e BBC, Bridget Kendall.

“E gjitha që mund të them është se për ne reporterët në Rambouillet ishte e qartë se Christopher Hill ishte figura kryesore në negociatat mes dy palëve kundërshtuese, e kur dihet se me sa hollësi e njeh rajonin dhe pjesëmarrësit kryesor, si dhe me çfarë shkathtësi diplomatike zotëron” tha Kendall.
“Kur vinte të na jepte deklarata, ato gjithmonë ishin precize dhe të dobishme, kështu që kujdeseshim për secilën prej fjalëve të tij”.

Megjithëse Kendall më nuk ndjek ngjarjet me vëmendje të shtuar në rajon, tha se emërimi i Hill si ambasador “duhet të jetë një sinjal inkurajues, kur kihet parasysh karriera e tij mbresëlënëse diplomatike”.

Zivadin Jovanovic që ka shërbyer si ministër i jashtëm i mbetjes së Jugosllavisë nga 1998 deri më 2000’n, në regjimin e Slobodan Milosevic, ka ankth të theksuar dhe ca histeri në këtë profil për diplomatin amerikan të redaksisë në serbisht të BBC. Ai e sheh si të pazakontë atë që Hill po nxjerrët nga pensioni dhe “po i besohet një detyrë kaq me peshë në Beograd dhe mendoj se pas kësaj qëndron dëshira që të kthehet nga pensioni edhe politika e Clinton që ishte një e diktatit dhe dominimit, jo vetëm në Ballkan por edhe e supremacisë ndaj Europës” tha Jovanovic.

Kjo histeri u pa pas zgjedhjeve në SHBA edhe në qarqe tjera të moçme ultra nacionaliste serbe, si famëkeqi Vojislav Seselj që çirrej në televizione serbe se presidenti Vucic bën mirë të mos shkoj më në takime me amerikanët tani “pasi mund ta helmojnë”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit