3.8 C
Pristina
Monday, December 23, 2024

Cima kërkon ndihmë për punësimin e një gruaje që jeton me 90 euro në muaj

Rekomandime

Ai mbetet një ndër ikonat e humorit shqip që ndër vite u kujdes për buzëqeshjet e publikut shqiptar.

Bëhet fjalë për Rasim Thaçin, i cili më mirë njihet në opinion si Cima i “Treshi përsheshit”, i cili muaj më parë mbushi 70 vjet.

 

- Advertisement -


Aktori njihet edhe si njeri humanist dhe sa herë që i jepet mundësia, i ndihmon njerëzit në nevojë.

Së fundi, artistit i ka ndodhur një gjë e pazakontë, dhe për këtë ka kërkuar ndihmë prej afaristëve dhe bizneseve të ndryshme që ta punësojnë një grua.

Në fakt, Cimës i ka ardhur një mesazh në llogarinë personale në Instagram teksa një grua i kërkon që ta ndihmojë të punësohet pasi që muajin po e kalon me 90 euro.

- Advertisement -

Ndryshe, Cima pritet të vjen me video projekte të reja televizive, ku për tematikë ka humorin dhe satirën.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit