2 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çiro Bllazheviç çmend me deklaratën: Ja ku jetova në Prishtinë!

Rekomandime

Trajneri i mirënjohur kroat, Miroslav Çiro Blazheviç, zbulon detaje interesante nga jeta e tij si trajner, tani ka kujtuar një pjesë edhe nga Prishtina.

Ai ka shkruar në profilin e tij në Facebook, se si u ndje në kryeqytetin e Kosovës, kur në vitin 1985 ka qenë kryetrajner i Prishtinës, e cila atëkohë garonte në ligën e parë ish jugosllave.

- Advertisement -

“Në Prishtinë kam pasur vërtet statusin e hyjnisë, kam jetuar në hotelin Grand, i njëjti ku ka qëndruar edhe Tito, dhe të Kosovës kujdeseshin që të mos më mungonte as qumështi i zogut. Ata më donin vërtetë! Më vjen mirë kur shoh që edhe sot, gati 40 vjet më vonë, nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e tyre ndaj meje. I dua edhe më shumë”, ka shkruar mes të tjera Bllazheviç.

Ai ka postuar edhe një foto në profilin e tij ku shihen futbollistët e asaj kohe: Fadil Vokrri, Zoran Batroviq, Sahit Kelmendi dhe në prapavijë Kujtim Shala e Skënder Shengyli.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit