11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Qeveria e “burrave”:Nga 16 ministri, veç 3 do të udhëhiqen nga femrat

Rekomandime

Dje, Kosova u bë me Qeveri të re, me kryeministër Avdullah Hoti.

Ky i fundit, në seancën e votimit të Qeverisë, prezantoi edhe kabinetin e tij, me të cilin do ta udhëheqë vendin, me gjithsej 16 ministri, një më shumë se qeverisja e kaluar e Kurtit.

- Advertisement -

Por, ajo që vërehet është se, nga 16 ministritë, vetëm 3 do të udhëhiqen nga femrat. Derisa Qeveria e Kurtit kishte 15 ministri, në 5 nga to në krye ishin femrat, transmeton Indeksonline.

Ministritë nga Qeveria e Hotit të cilat do të udhëhiqen nga femrat janë:

Hykmete Bajrami, Ministre e Financave
Meliza Haradinaj- Stublla, Ministre e Punëve të Jashtme
Vlora Dumoshi, Ministre e Kulturës

- Advertisement -

Sakaq, ministret e Qeverisë së Kurtit ishin:

Albulena Haxhiu-Ministre e Drejtësisë

- Advertisement -

Hykmete Bajrami-Ministre e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë e Inovacionit,

Rozeta Hajdari-Ministre i Ekonomisë, Punësisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe i Investimeve Strategjike

Vlora Dumoshi-Ministre e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

dhe Emilija Rexhepi-Ministre Administrimit të Pushtetit Lokal

E, në kabinetin e Hotit, kemi edhe një zëvendëskryeministre, Albulena Balaj nga NISMA Socialdemokrate

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit