19.8 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Çitaku-Kurtit: Ose çoi letër NATO-s e tërhiqu nga marrëveshja, ose mos bëj lojëra pa shije për konsum të brendshëm

Rekomandime

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku thotë se kryeministri Kurti duhet ta dërgojë letrën e marrëveshjes edhe tek Sekretari i NATO-s dhe të tërhiqet nga zotimi nëse mendon se është bërë tradhëti kombëtare.

Çitaku ka shkruar se nëse Kurti nuk e dërgon letrën e marrëveshjes atëherë ajo është vetëm lojë pa shije për konsum të brendshëm.

- Advertisement -

Kryeministri Kurti e paska dërguar në Prokurori zotimin e ish Kryeministrit të Kosovës se nuk do të zbarkojë FSK-në në veri pa koordinim me KFOR-in.

Nëse vërtetë z.Kurti mendon se një zotim i tillë është tradhëti kombëtare, ai menjëherë duhet të dërgojë letrën tek Sekretari i Përgjithëshëm i NATO-s duke u tërhequr nga ky zotim të cilin e kanë dhënë të gjithë Kryeministrët e Kosovës pas Thaçit.

Në të kundërtën, kjo është vetëm një lojë pa shije për konsum të brendshëm, por me pasoja për relacionet tona me aleatët”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se vazhdon që ta konsiderojë marrëveshje të dëmshme në mes të Kosovës dhe NATO-s për interesin e qytetarëve

- Advertisement -

Marrëveshja në fjalë që ka qenë një shkëmbim i letrave që ju e përmendet ka qenë dhe vazhdon të jetë e dëmshme për interesat e qytetarëve të Kosovës.

Unë vazhdoj t’i qëndroj pas asaj që kam thënë në vitin 2020.

Unë nuk kam akzuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-së për shkëmbim të letrave dhe nuk mund të kërkojë llogari prej tij.

E kam akzuar titullarin e mëhershëm të institucioneve të Republikës së Kosovës që kam dhënë firmën në një shkresë të tillë.

Një problem që i ka rrënjët 8 vite më parë nuk mund të adresohet e rregullohet me një takim të vetë.

Atëherë çështjen e kam referuar në prokurori dhe i mbetet prokurorisë. Marrëdhëniet në mes të Kosovës dhe NATO-së do të vazhdojnë që të thellohen”, tha Kurti

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit