-0.3 C
Pristina
Tuesday, December 24, 2024

Çka do të ndodh nëse Ukraina e fiton sonte Eurovisionin?

Rekomandime

Nëse pyesni bastvënësit, Ukraina tashmë e ka fituar Eurovisionin.

Situata rreth luftës në Ukrainë me të vërtetë mund të ndihmojë orkestrën Kalush të fitojë Konkursin e Këngës në Eurovizion dhe shumë po pyesin se çfarë do të ndodhte me festivalin e madh të këngës vitin e ardhshëm duke qenë se Kievi, sipas praktikës së Eurovizionit, duhet të jetë nikoqir.

- Advertisement -

Mëngjesin e sotëm me këtë çështje po merren edhe shumë media botërore.

Nëse Ukraina fiton sonte në Eurovision, nuk ka gjasa që vendi të jetë në gjendje të organizojë këtë festival, duke pasur parasysh çështjet e financave, sigurisë dhe infrastrukturës së disponueshme pas konfliktit aktual.

Nëse vendi fitues nuk është në gjendje të organizojë Eurovisionin për arsye financiare ose të tjera, shërbimi pritës zakonisht caktohet në një nga vendet më të mëdha evropiane.

- Advertisement -

Kjo ndodhi edhe në vitin 1980, kur Izraeli refuzoi të organizojë festivalin për herë të dytë radhazi. Izraeli fitoi në vitin 1978 dhe organizoi Festivalin e Këngës Eurovizion vitin e ardhshëm, por shteti nuk kishte fonde për një edicion tjetër. Konkursi u mbajt në vitin 1980 në Holandë.

Organizatori i Eurovizionit, Unioni Evropian i Transmetuesve Evropianë, nuk komentoi se çfarë mund të ndodhë vitin e ardhshëm nëse Ukraina fiton. Megjithatë, këto ditë pritet që detyrat e mikpritësit t’i bien një prej vendeve të “pesëshes së madhe”: Mbretërisë së Bashkuar, Italisë, Francës, Spanjës dhe Gjermanisë, të cilat çdo vit kualifikohen automatikisht në finale.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit