3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Çka është Escherichia coli, bakteria që u gjet në mostrat e marra nga uji në Deçan?

Rekomandime

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka bërë të ditur se janë gjetur disa bakterie jo patogjene në mostrat e ujësjellësit të Deçanit. Ndërkaq në burimin e Gurrave të Hasanagës, është bërë analiza e 3 mostrave ku sasia e klorit reziudal është 0.00.

- Advertisement -

HeImimi i këtyre qytetarëve mund të ketë ardhur nga uji i pijshëm i kontaminuar, andaj edhe është identifikuar prezenca e Escherichia coli.

Por çka është kjo bakterie?

Është një lloj bakteri me variante të ndryshme. Normalisht jeton në zorrët e njeriut. Zhvillohet në zorrë pastaj përmes mukozës, kalon në gjak dhe godet veshkat duke provokuar komplikacione shumë të rënda: sindromin e uremisë hemolitike. Pasoja më e keqe është isuficenca renale akute që kërkon dializë.

- Advertisement -

Escherichia coli është njëra ndër bakteret më të rënda. Zakonisht bakteri E coli nuk shkakton simptoma, pavarësisht se mund të ndodhet në zorrët tuaja. Në raste të tjera më të përkeqësuara ai shkakton diarre, e cila brenda pak orësh bëhet hemorragjike.

Shkaktojnë vështirësi të cilat krijojnë nervozë, ndërkaq kur gjejnë vend të përshtatshëm për t’u shumëzuar, nuk eliminohen lehtë.

- Advertisement -

Simptoma të tjera mund të jenë koliti dhe dhembja e barkut. Duke qenë se dhimbjet janë shumë të forta, shpesh ky bakter ngatërrohet dhe me zorrën e verbër.

Zakonisht diarreja e shkaktuar nga bakteri E coli zgjidhet brenda 4-5 ditëve. Në rast se helmi qarkullon më gjatë, ai mund të shkaktojë anemi dhe insuficiencë renale.

Escherichia zakonisht prek vetëm fëmijët?

Po, normalisht manifestohet në forma të rënda vetëm te fëmijët. Të rinjtë infektohen dhe “zhvillojnë” një sëmundje gastroenterite shumë të rëndë, por pa komplikacione renale. Bakteri 104, është i veçantë nga ata të studiuar deri më tani.

Kurimi:

Për fat të keq nuk ka kurë specifike, terapia me antibiotikë, ashtu si me gastroenteritet nuk është efikase, madje mund të përkeqësojë situatën.

“Nëse shkatërrohen bakteret me antibiotikë, atëherë lirohen më shumë qeliza helmuese dhe ashpërsohen simptomat. Pra kjo është absolutisht kundërproduktive. Dhe kjo është arsyeja pse antibiotikët për fat të keq nuk janë në asnjë mënyrë mundësi e terapisë për rastet me infeksionet EHEC”, thonë mjekët.

Prandaj mjekëve nuk u mbetet tjetër veç mundësisë për të zbutur simptomat. Në këtë mes ndihmojnë infuzionet, të cilat kompensojnë humbjen e lëngjeve te pacientët, te pacientët me simptoma të rënda, pastrimi i gjakut përmes dializës mund të parandalojë dëmtimin e përhershëm të veshkave./gazetametro.net

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit