Dhjetëra policë serbë të veriut, kanë dorëzuar edhe zyrtarisht letrat e dorëheqjes.
Këtë e kanë bërë në mënyrë të organizuar pas përfundimit të protestës që u mbajt sot në Mitrovicën e Veriut.
Mediat serbe kanë publikuar edhe letrat e dorëheqjes. Aty thuhet se shumica prej policëve, janë larguar për siç kanë thënë, arsye personale dhe morale.
Largimi i serbëve nga institucionet është konfirmuar edhe dje në një takim të serbëve.