11.5 C
Pristina
Friday, May 3, 2024

Clark: Jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës

Rekomandime

Clark: Jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës

- Advertisement -

Ish-komandanti suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka thënë se është krenar me atë që ka arritur Kosova. Ai ishte komandant në pozitën gjatë bombardimeve të NATO-s ndaj ish-Jugosllavisë.

“Lufta është gjë e tmerrshme, kur vrasjet nisën në Kosovë ka qenë vështirë të ndalen dhe përdorimi i forcës është gjithmonë mundësia e fundit. Tri herë shkova ta takojë Millosheviqin, ai thjeshtë nuk donte të bindej me mjete diplomatike. Ai më tha ne e dimë si të merremi me kosovarët- i thashë si: ai tha “do t’i vrasim të gjithë”. Aty e kuptova se në çfarë telashe jemi me të. Ndërhynë edhe rusët, Serbia dërgoi trupat dhe përpjekjet diplomatike prapë nuk u ndalën. Pasi nuk u bind Millosheviqi ishte vendimi më i vështirë që Ollbright dhe Clinton e morrën, për ta përdorë forcën kundër Millosheviqit dhe kështu vepruam. Intesifikuam sulmet dhe të njëjtën kohë vazhduan përpjekjet diplomatik për zgjidhjen e problemit, derisa përfundimisht kjo ndodhi. Ne jemi krenar me ato që ka arritur populli i Kosovës, me ndihmën e Amerikës. Marrëdhëniet tona mbesin të forta dhe tani sfidë për Kosovën është ndërtimi i një shteti të fortë ekonomikisht dhe në fqinjësi të mirë me të gjithë”, tha Clark.

Albright: Kosova mbetet një vend test për demokracinë
Ish-sekretarja e shtetit të SHBA-së, Madeline Albright, ka thënë se Kosova është një test për demokracinë, por se me angazhimin më të madh të miqve në Kongresin e SHBA-së dhe komunitetit shqiptaro-amerikan mund të ndihmohet në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë.

- Advertisement -

Madeliene Albright ka folur në një tryezë online ku po diskutohet për të ardhmen e Kosovës, tryezë nën drejtimin e Kryesuesit të Komitetit për Punë të Jashtme të SHBA-së, Eliot Engel. Albright ka qenë kritike ndaj administratës Trump për çasjen ndaj problemit.

“Më 1998-1999 qëllimi ishte për ta bashkuar botën rreth principeve demokratike dhe në përkushtim drejt paqes. Kampanja e udhëhequr nga Clinton ishte për rezultate të suksesshme. Joe Biden mobilizoi vendet në kampanjën e NATOs-s, anëtarët e Kongresit me në krye Eilliot Engel treguan angazhim të madh. Tani është koha t’i rivendosim angazhimin tonë qysh në javën e ardhshme pas katër vitesh dështim dhe qasjes së administratës Trump ndaj Kosovës dhe Serbisë. Kosova mbetet një vend test për demokracinë, por me angazhim të madh të miqve në Kongres dhe komunitetin shqiptaro-amerikan, mund të ndihmojnë në ndërtimin e paqes dhe prosperitetit për të gjithë. Patriotët amerikanë janë miqtë e vërtetë të shqiptarëve”, ka thënë ajo në fjalimin hapës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit