3.9 C
Pristina
Monday, December 16, 2024

Clarku po vjen – Rakiqit i ‘doli flaka’! Dronët amerikanë do fluturojnë mbi Kosovë!

Rekomandime

Ish-gjenerali amerikan që udhëhoqi kampanjën e bmbardimeve të NATO-s në Iuftën e Kosovës, Wesley Clark, pritet të bëhet këshilltar i ministrit të Mbrojtjes të Kosovës, Armend Mehaj.

Kështu ka njoftuar Mehaj, i cili ka zhvilluar një bisedë me Clarkun, i cili edhe e ka ftua ta vizitojë Kosovën.

- Advertisement -

“Gjeneral Clark më bëri nder të veçantë në jetë dhe karrierën time duke shprehur vullnetin e tij të plotë për këshillim nga eksperienca e tij ushtarake dhe diplomatike, si dhe autoriteti i tij i jashtëzakonshëm në qendrat e vendimmarrjes botërore. Ai shprehu gatishmërinë e tij të plotë të mbështesë me këshillimin e tij në realizimin e qëllimeve të mia strategjike dhe objektivave të mi operacional për zhvillimin e Ministrisë së Mbrojtjes dhe FSK-së”, ka thënë Mehaj.

E qe po vjen Clarku e thotë edhe ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ndaj Goran Rakiqit, i cili nuk është pajtuar me blerjen e dronëve për Ushtrinë e Kosovës.

- Advertisement -

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka kërkuar mbështetje financiare prej 4.6 milionë euro për blerjen e dronëve.

“Përmes ministrisë së Mbrojtjes nevoja e jonë për ngritjen e kapaciteteve për inteligjencë, kemi bërë kërkesë për blerjen e dronit dhe kosto e ofertës është në vlerë prej 4.6 milionë dollarë”, tha Mehaj.

- Advertisement -

Kundër kësaj pike ka votuar ministri Goran Rakiq, i cili siç dihet është dorë e zgjatur e Aleksandër Vuçiqit në Kosovë.

Por Miftari ka reaguar duke thënë se, Rakiq është mësuar me Thaçin, Isën, Ramushin e Avdullah Hotin.

Sipas Miftarit, Serbia ka blerë miliona euro dronë nga Rusia.

“Rakiçit po i dhemb diku, u mësua me Thaçin, Isen e Ramushin e Dullen mos me guxua kurrë me ia prish Rakiçave!

Goran Rakiqi tha se Kosova nuk bën me ble as me pas drona vëzhgues (Puma) Amerikan se ekonomikisht Kosova i paska punët keq e po iu dhimbshëm Rakiçit fort, s’ka faj se shteti i tina Serbia ka ble 19 milionë dollarë drona sulmues Kinez K-92A, plus ka kërkuar ti blejnë nga Turqia edhe 4 dronë tjerë Bayraktar TB2.!

Clarku po vjen!”, shkruan Miftari.

Ndryshe, Clark komandoi operacionin e forcave aleate në luftën e Kosovës gjatë mandatit të tij si komandant suprem i NATO-s për Evropë nga viti 1997 deri në vitin 2000.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit