Pas njoftimit nga pala ruse se ajo do t’i reduktojë aktivitetet ushtarake në rrethinën e Kievit, më në fund ukrainasit kanë çliruar tërë rrethin e kryeqytetit.
Zëvendësministri i Mbrojtjes i Ukrainës thotë se forcat e vendit kanë rimarrë të gjithë rajonin e Kievit.
Hanna Malyar tha në një përditësim të shtunën: “I gjithë rajoni i Kievit është çliruar nga pushtuesi”.
Luftime të ashpra janë raportuar në të gjitha periferitë e kryeqytetit, sidomos në Brovary ku janë tërhequr të gjithë rusët dhe në aeroportin e Hostomelit.
Pamje kanë dalur edhe nga Borodyanka, e cila është çliruar nga ushtria ukrainase.
Borodyanka near Kyiv after Russia came and went#StopRussia pic.twitter.com/hkeruJGdWp
— Stratcom Centre UA (@StratcomCentre) April 2, 2022