13.8 C
Pristina
Thursday, May 2, 2024

CNN shpall pasaportat më të fuqishme në botë, ku renditet Kosova

Rekomandime

Lufta në Ukrainë, e cila pasoi me sanksione të vendosura ndaj Rusisë prej Perëndimit si edhe të qeverisë së Putinit ndaj shteteve të tjera kanë patur një ndikim të madh sa i përket lirisë së lëvizjes në botë.

- Advertisement -

CNN ka publikuar sëfundmi indeksin mbi lirinë e lëvizjes të nxjerrë nga kompania me bazë në Londër Henley & Partners e cila ka monitoruar rregullisht pasaportat më të përshtatshme për udhëtime në botë që nga viti 2006.

Henley & Partners nxjerr vë në dukje se pasaporta më shumë e “ndëshkuar” aktualisht është ajo e Rusisë për shkak të sanksioneve të Perëndimit, ndërsa nuk ka ndonjë ndryshim të madh sa i përket kreut të listës për pasaportat më të fuqishme.

Sipas kompanisë në fjalë, pasaportat më të fuqishme është ajo e Japonisë dhe Singaporit, me të cilat mund të udhëtosh pa vizë në 192 destinacione. Lista më pas vijon me Finlandën, Italinë, Luksemburgun, Austrinë, Danimarkën, Holandën dhe Suedinë.

- Advertisement -

Por, cilat janë pasaportat më të “dënuara”?

Shteti më i ndëshkuar është Afganistani, me pasaportën e të cilit mund të udhëtosh pa vizë vetëm në 26 shtete, më pas vjen Iraku me 28 shtete; Siria me 29 shtete; Pakistani me 31; Jemeni me 33; Somalia me 34; Palestina me 37 dhe Koreja e Veriut me 39.

- Advertisement -

Ndërkohë, Shqipëria renditet në vendin e 51 me 114 destinacione, Kosova renditet në vendin e 77, ndërsa Serbia dhe Maqedonia e Veriut janë para nesh me respektivisht në vendin e 37 dhe 44.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit