16.5 C
Pristina
Sunday, April 14, 2024

Rusia e pranon për herë të parë: Kemi humbur shumë trupa, është tragjedi për ne

Rekomandime

Zëdhënësi i Presidencës ruse, Dmitry Peskov, e ka pranuar për herë të parë se Rusia ka pësuar humbje të mëdha në luftën me Ukrainën. Ai ka thënë se kjo gjë për Rusinë është tragjedi.

- Advertisement -

Duke folur në Sky News, Peskov ka thënë se historia e Ukrainës ka ndryshuar në vitin 2014, gjatë asaj që ai e ka quajtur “grushtshtet ilegal”.

Sipas tij, Ukraina është bërë “anti-ruse” që nga ajo kohë.

“Çdo gjë që ka ndodhur në Ukrainë, është bërë kundër shtetit tonë”, ka shtuar ai.

- Advertisement -

Peskova ka thënë se Rusia ka disa dekada që po brengoset për sigurinë e saj.

I pyetur nëse lufta ka turpëruar Rusinë, duke pasur parasysh numrin e trupave të vrarë ruse, ai ka thënë që çdo gjë është keqkuptuar.

- Advertisement -

“Jo, është një kuptim i gabuar i asaj që po ndodh”, ka sqaruar ai.

Në një përgjigje të rrallë për palën ruse, ai ka thënë se lufta nuk ka shkuar aq mirë për shtetin e tij.

“Kemi numër sinjifikant të trupave të humbur. Dhe kjo është një tragjedi për ne”, ka thënë Peskov.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit