1.7 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

COVID-19 futet në Vetëvendosje, infektohet deputeti i parë

Rekomandime

Deputeti i Vetëvendosjes, Fitim Uka, përmes një postimi të bërë në Facebook ka njoftuar se është infektuar me COVID-19.

Ai ka thënë se edhe bashkëshortja e tij, ka gjithashtu simptoma të njëjta.

- Advertisement -

Ky është postimi i plotë:

Të dashtun,

Që nga e diela më janë shfaqur simptoma të Covid-19. Me rekomandim të mjekut jam izoluar dhe kam respektuar këshillat me përpikëri.

- Advertisement -

Pak më herët kam pranuar telefonatën nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik, për të më konfirmuar se rezulati i testit tim për Covid-19 është pozitiv.

Sikurse unë, edhe Yllka ka simptomat e njëjta. Ndërkaq, në këtë periudhë izolimi, për ne po kujdeset Bindi, me dashni e “këshilla profesionale”.

- Advertisement -

Ju falënderoj të gjithëve për dashninë dhe kujdesin që po tregoni për ne në këtë periudhë jo të lehtë.

Shëndet për ju dhe familjet tuaja.
P.S. Kushdo që ju thotë se është lehtë të ballafaqoni Covid-19, ju gënjen. Kështu që, ndiqni rekomandimet e IKSHPK-së dhe ruani shëndetin tuaj dhe të familjes.

Fitim Uka – Deputet i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje
-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit