Cocid-19 ka prekur rëndë një familje në Kamenicë, shkruan Gazeta Blic.Pesë anëtarë të kësaj familjeje kanë ndërruar jetë nga Covid, ka bërë të ditur kryetari i kësaj komune Qëndron Kastrati.
Kastrati ka theksuar se anëtari i pestë ka ndërruar sot jetë.
Njoftimi i plotë:
Sapo mora lajmin që edhe anëtari i pestë i një familje nga Kamenica, ka ndërruar jetë si pasojë e #COVID19. Është tejet e dhimbshme për të gjithë ne.
Numri i personave që nuk arritën ta fitojnë betejën me #COVID19, ka arritur në 31. Prandaj, ju lutem kujdesuni e respektoni të gjitha udhëzimet nga institucionet e shëndetësisë.
Ngushëllimet më të sinqerta familjes, për humbjen e më të dashurve të tyre!