9 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Cramon: Raporti i Komisionit Evropian pozitiv për Kosovën, mund t’i bind shtetet e BE’së për liberalizim

Rekomandime

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon ka reaguar pas raportit të Komisionit Evropian për Kosovën lidhur me të gjeturat rreth krimit të organizuar dhe korrupsionit.

- Advertisement -

Von Cramon ka shkruar në Twitter se sipas këtij raporti Kosova ka bërë hapa pozitivë në luftën kundër krimit të organizuar dhe nivelit të lartë të korrupsionit e që kjo mund të ndihmojë të binden shtetet anëtare që kanë hezitim për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Raporti i Komisionit Evropian, thotë qartë se Kosova ka bërë hapa pozitivë ndaj luftës kundër krimit të organizuar dhe nivelit të lartë të korrupsionit, por por sistemi për regjistrimin e të arriturave duhet të zhvillohet më tutje. Kjo mund të ndihmojë që të binden shtetet anëtare të BE-së, të cilat janë ngurruese për liberalizimin e vizave”, ka shkruar Von Cramon.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit