Aktori i njohur Çun Lajçi, është shprehur i pakënaqur me vendimin e Qeverisë për mosvazhdimin e shtesave për pensionistët, shkruan Gazeta Metro.
Me anë të një shkrimi në Facebook, Çun Lajçi e ka pyetur kryeministrin Kurti se pse iu hoqën 20 euro nga pensioni.
Aktori i ka thënë se paratë nuk i dhimbsen dhe se në verë do të shesë sërish libra.
Më poshtë postimi i plotë i tij:
Albin
Pashë Çakorrin e Ramushit, a po m’kallxon, pse m’i hoqe 20 euro prej pnsionit?
S’po m’dhimsen, se tash vjen vera e dal shes libra e mbes gjallë, por po dyshoj mos m’keni përzi me hajna e po iu dukem shumë i pasun?
Nejse, m’fal që bana be rrejshëm, se Çakorrin e rrou kajtja e mua pleqnia!