7.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Çun Lajçi godet Hoxhajn, Haradinajn e Mustafen: U krekosën me simpatizantët e tyre në diasporë, pse kundërshtojnë tani?

Rekomandime

Aktori Çun Lajçi ka reaguar lidhur me zhvillimet politike në vend.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka kritikuar opozitën për mosvotimin e ligjit për zgjedhje për diasporën, derisa ka përkrahur kryeministrin Kurti.

- Advertisement -

Ai ka thënë se të gjitha u lavdëruan me diasporën gjatë fushatës, rra.hën gjoks për votuesit e tyre besnik në Evropë, por në fund të gjitha votat ishin vetëm për një parti.

Ai ka thënë se Enveri, Ramushi e Isa u krekosën me simpatizantët e tyre në diasporë, pse tani e kundërshtojnë votimin e tyre nga ambasadat, të cilat thotë se janë të harruara dhe vetëm në ditën e zgjedhjeve mund të marrin vëmendje.

Postimi i tij i plotë:

- Advertisement -

Çuni, matufi i Dardanisë

Njeni mbramë n’Parlament tha:

- Advertisement -

– Pashë Zotin a ban me ditë bre, pse po iu ngutet me ndryshua ket ligj!

Kallxomni bre?

Por ai kishte të drejtë!

Veç a e dini pse? Sepse të gjithë u lavdëruen me diasporën gjatë fushatës. Të gjithë rrehen gjokës se i kan votuesit e vet besnik Evropës dikund, por kur u numëruen votat doli t’jetë veç njena fitimtare! Tash me të drejt pyesin:

Çka po nguteni me arrogancën e votave. Kemi kohë! Duhet ta bisedojmë bashkë!

Pse veç ju po mendoni për mërgatën?

Edhe neve na dhimbsën për rrugët e gjata e shpenzimet e shumta.

Po pra.

Janë mësua me premtua n’fushata, por n’poste ua kthejnë shpinën e falin toka, si Çakorrin!?

Eh, harruen çka premtuen të tri partitë që mbetën gati minoritare, se po erdhem n’pushtet, ju s’do ta rrezikoni as jetën autostradave as xhepat n’Kosovë, por do t’votoni si njerëz me kulturë n’ambasada!

Por vazhdon kanga e reperve t’paraIuftês “Ikni t’zitë ikni t’zitë” e me njenën dorë e mbajnë mullarin- demek jemi trima!

Unë s’di, s’e kuptoj e s’dua ta di, ç’asht sha.ntazhi, se ndoshta jam ujk njeri!

– Po a s’u krekos Enveri, Ramushi e Isa me simpatizantët e tyne n’diasporë?

E pse kundërshtojnë tash, që ata t’afrohen e t’votojnë si njerëz evropian n’Ambasadat e veta?

Bile, rradha që do t’bahet para atyne objekteve, do t’iu bie n’sy shteteve e do t’thonë: Au, këtu qenka Ambasada e Kosovës, se edhe ashtu janë t’harrueme, e t’paktën atë ditë votimi ngjallën.

Unë hangra pak, e ju mos m’jepni ma shumë se m’ban zarar!

Ikni Çuni ikni Çuni… veç qentë po vinë mbas meje!

Çuni, matufi i Dardanisë

03.04.2021

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit