1.4 C
Pristina
Thursday, December 26, 2024

Çun Lajçi i kërkon falje Gold AG: Nuk e kisha për t’keq

Rekomandime

Aktori Çun Lajçi ka reaguar sërish për postimin e këngëtarit Gold AG, i cili shihet duke e falur Namazin në rrugë.

- Advertisement -

Ndonësë aktori fillimisht tha se duhet të luten për shpirtin e tyre, e jo për fotografi.

Në postimin e tij të dytë, i ka kërkuar falje këngëtarit duke thënë se nuk e kishte për të keq.

Gjithashtu shtoi se këngëtarin e ka mik dhe ka qenë pjesëmarrës në shumë videoklipe të tij.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Sqarim!

- Advertisement -

E shoh t’obligueshme tua sqaroj letrën për faljen e namazit rrugëve, që e postova dje, sepse mënzi priten me ma keqinterpretua portalet e mjerueshme! Dhe jo se i tutem kujt n’tokë, pos Zotit n’qiell, por pse analfabetët e fb e kapen për bishtit, pa e kuptua porosinë!

Unë jam i fesë muslimane. Arian Agushin e kam ma shumë se mik dhe e admiroj për rrugën e tij të mirë dhe lutjet që ia ban t’madhnishmit!

Gati në të gjitha spotet e kangëve të tia jam edhe unë n’cilësinë e aktorit, që len me kuptua se jam mundua me ia madhnua punën e tij!

Por shkrimi im, s’ishte kundër faljeve as rrugëve as fushave as xhamive! Ishte vetëm fotografia provokative, që lente me kuptua se po bahet propagandë fetare, tue ditë se i kemi edhe dy fe tjera!

Ky ishte shkaku i shkrimit, por jo kundër Arianit dhe asni besimtarit të devotshem!

Arianit i kërkoj falje sepse nuk e kisha për t’keq, vetëm thashë faluni për vete jo për fotografi, dhe çka ka t’keqe këtu, ju analfabet t’facebookut?

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit