8.4 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çun Lajçi i reagon Ramush Haradinajt: A mos t’ka ra n’mend pak si vonë

Rekomandime

Ish kryeministri, tani kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në facebook ka bërë apel që të mos hapen dilema se çka duhet të pranojë Kosova në fazën finale.

- Advertisement -

“Apeloj te të gjithë që të mos e dëmtojnë Kosovën në këtë fazë finale. Pse po hapni dilema se çka duhet të pranojë Kosova? Mos harroni kurrë se Republika e Kosovës e ka Kushtetutën dhe kufijtë e vet. Çdo opsion i shpërfaqur që nuk e përfillë Kushtetutën dhe kufijtë, e dëmton rëndë Kosovën. Mos e bëni!”, ka shkruar Ramush Haradinaj.

“Jam artist, Po, jam, dhe ndoshta s’me takon t’i kundërvihem, cilit do që e shpreh mendimin e vet, por sonte s’mujta pa iu kundërvu nji mendimi – (krejtësisht të drejt) të z.Haradinaj që i tha Albinit: rrespektojeni Kushtetutën dhe mos e damtoni vendin! Unë s’po mundem pa e pyet Ramushin: Pse nuk e rrespektove Kushtetutën, kur e falet Çakorrin? A nuk u damtua vendi me ratifikimin e deliminimit të kufinit?”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi.

- Advertisement -

“A mos t’ka ra n’mend pak si vonë se asht damtu Kosova, e, se duhet me rrespektua Kushtetutën? Nejse. Kërkoj falje!”, përfundon reagimin e tij, aktori Çun Lajçi.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit