11.9 C
Pristina
Friday, May 10, 2024

Vuçiq ankohet te eurodeputetët: Kosova po na pengon t’i mbajmë zgjedhjet atje

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, sot është takuar me eurodeputetët Tanja Fajon, Vladimir Bilçik, Knut Fleckensten dhe Eduard Kukan, të cilët janë duke ndërmjetësuar në dialogun ndërpartiak.

Vuçiq u është ankuar europarlamentarëve për vendimin e autoriteteve të Prishtinës që mos të lejoj mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale të Serbisë në Kosovë.

- Advertisement -

Zgjedhjet presidenciale në Serbi mbahen më 3 prill të këtij viti, shkruan Demokracia.com.

“Kosova po përpiqet t’i privojë serbët nga Kosova për të drejtën e votës në zgjedhjet e 3 prillit”, ka thënë Vuçiq.

Ndërsa, edhe një pjesë e opozitës, e cila u takua sot me eurodeputetët, kërkoi nga ndërmjetësuesit që të ndihmojnë serbët në Kosovë për të ushtruar të drejtën e tyre të votës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit