1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Çun Lajçi, mesazh ish qeveritarëve që bashkëpunuan me B0SËT E KRlMlT: Vishin n’zyret e qeverisë e pishin raki e tenderët i ndajshin fifti-fifti!

Rekomandime

Aktori Çun Lajçi vazhdon të jetë atraktiv në komentet e tij rreth zhvillimeve politike në Kosovë.

Ai nuk ka lënë pa komentuar edhe vendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) për të vendosur sanksione ndaj bosëve të KRlMlT në veri të Kosovës.

- Advertisement -

Lajçi ka shkruar në Facbook fjalë të mira dhe falënderuese për ShBA-në lidhur me vendimin. Ai ka përmendur edhe lidhjet e ish qeveritarëve me këta persona.

“Vishin n’zyret e qeverisë e pishin raki e tenderet i ndajshin fifti-fifti! Edhe në Jahta u shkojshin, se s’mujshim pa “nashke” me e trupua detin kah Budva e me hangër peshk t’pimë me venë!

Tash secili prej tyne po t’lavdon ty e po i shanë jaranat e tenderëve, kopilanat e Veriut!”, shkruan aktori mes tjerash.

- Advertisement -

Postimi i plotë:

Kopilanat me shamia t’zeza

- Advertisement -

Vallahi moj Amerikë boll e mirë je e boll nji t’mirë e ke, që se len insanhallin me rrejtë, po i kallxon kush asht Luan e kush Kuli.

Se pallazgo-Ilirët e dardano-shqiptarët e kanë ditë fort mirë se kush janë ata t’Zveçanit, që ua vune shamitë e zeza n’krye, po lakmia e madhe e trimnia e budallës, ua shtini turitë n’sahanat e tyne. Bile, (nëse t’kujtohet), u patën ankua fort te ti për Albinin, kur i çoi policët me i nxanë do shqiptarë që bajshin pazarë me matrapazët e veriut!

U ke qitë telashe me keta kopilana!

I kan pasë jarana bre Amerikë!

Vishin n’zyret e qeverisë e pishin raki e tenderet i ndajshin fifti-fifti!

Edhe në Jahta u shkojshin, se s’mujshim pa “nashke” me e trupua detin kah Budva e me hangër peshk t’pimë me venë!

Tash secili prej tyne po t’lavdon ty e po i shanë jaranat e tenderëve, kopilanat e Veriut!

A din pse? Se po tutën mos po ua lidhë shamitë e zeza edhe këtyne e bahen sorra t’zeza n’Fushë Kosovë!

Amerikë, lidhna me zinxhirët e Mujit e t’Halilit, për kambët tua, që t’mos shkapemi prej teje e ti prej nesh, se na si ta shohim rakinë e dinarin, i bimë Ibrit not e dalim n’Rashkë!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit