3.6 C
Pristina
Saturday, December 21, 2024

Çun Lajçi: More të çmendur! Kujt i duhet seanca nesër ju që u batë si hienat edhe tash si n’kohë lufte

Rekomandime

Nesër do të mbahet seanca e Kuvendit të Kosovës, për pakon emergjente e thirrur nga Partia Demokratike e Kosovës.

Mbajtja e seancës është kundërshtuar nga anëtarë të shoqërisë civile. Atë po e kundërshton edhe aktori dhe shkrimtari Çun Lajçi.

- Advertisement -

Ai në një postim në Facebook, ka thënë se seanca në kohën kur bota po lufton kundër Koronavirusit, “iu duhet vetëm të çmendurve dhe tërpianave për pozita”.

Postimi i aktorit në Facebook:

More t’çmendun

- Advertisement -

Kujt i duhet seanca nesër

Për njat Zot, që tjetër s’ka, n’daçit m’shajni, n’daçit m’vrajni

- Advertisement -

n’daçit m’thoni plak matuf, n’daçit trim a bir kurve

si të doni, zgjidhni shamjet që iu pëlqejnë

e marronje ftyrën time e nderin tuej

ose thirrni mendjës së shnoshë

Ju që plasët për séanca

kur nji botë po lufton

popullin vdekjës me shpëtua

Hej

ju vraftë fati im

mjerimi i popullit nëpër bira

ju që u batë si hijenat edhe tash si n’kohë lufte

me shfrytëzua smundjen tonë

më ba kuvende e me hangër njeni tjetrin

Po

Kujt i duhet SEANCA nesër

pos të çmendunit e terpianit për pozita

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit